Categories Lajme

Vlora ende e paprekur nga koronavirusi, dy rastet e dyshuara negative. Qetësi edhe në Lezhë

Vlora sot më bosh se ditët e tjera. Qytetarët me sa duket ndikuar edhe nga moti jo i mirë në ndryshim nga dje dhe pardje, kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarë që bëjnë shëtitje ka ende por nuk është ajo lëvizje e dy ditëve më parë.

Ata kanë dalë pa maska e pa asnjë masë mbrojtëse, kështu duke mos ju bindur urdhrit të qeverisë.

Përsa i përket dy rasteve te djeshme që bëri me dije prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, për to ka mbërritur përgjigja nga ISHP. Të dy raste kanë rezultuar negative duke konfirmuar se Vlora mbetet ende e paprekur nga COVID-19.

Ndërsa përsa i perket automjeteve numri i tyre që lëvizin në qytet është shumë i pakët sot.

Qarkullojne vetëm automjetet me autorizim si firmat e furrave te bukës dhe supermarketet.

Nuk ka pasur numër të lartë shkeljes nga drejtuesit e automjeteve ndikuar kjo edhe nga ashpërsimi i masave. Duke filluar nga ora 12 e mbrëmjes së djeshme deri më tani janë vendosur 6 masa administrative për automjetet që kryejnë shkelje.

Shqipëria është në ditën e tretë të shtetrrethimit, por ajo ç’ka i shqetëson së tepërmi qytetarët vlonjat është rritja e çmimeve.

Në tregjet e qytetit, po ashtu dhe në markete e supermarkete çmimet janë rritur krahasuar me ditët e zakonshme.

Qytetarët shprehen se ka pasur një dyfishim të çmimeve të produkteve.

Perimet, frutat e ndryshme në tezga, kanë pësuar dyfishime çmimesh. Për qytetarët janë të papërballueshme, sepse situata ekonomike vjen duke u rënduar.

Ata janë duke qëndruar në shtëpi gjatë gjithë këtyre ditëve, e si rrjedhojë prisnin uljen e çmimeve dhe jo dyfishim të tyre. Edhe në Lezhë, situata paraqitet e qetë. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, kryesisht për nevojat e tyre te përditshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME