Shtëpia e Bardhë rezulton se nuk është vetëm shtëpia e presidentit amerikan, por edhe shtëpi e një mori faktesh befasuese. Për shembull, a e dini se Shtëpia e Bardhë ka një dyqan çokollate, një luleshitës dhe një fantazmë shumë të famshme? Me siguri që jo.Kjo është një listë e mbushur me fakte befasuese rreth kësaj shtëpie:
Shtëpia e Bardhë është jashtëzakonisht e madhe- Ajo përbëhet nga gjashtë kate, dhe përfshin 132 dhoma dhe 35 banjo. Kjo bën që të ketë gati 412 dyer, 28 vatra zjarri, tetë palë shkallë, tre ashensorë. Një vlerësim i fundit i kohëve të fundit, tha se prona kushton hiq më pak se 400 milion dollar.
Arkitekti i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte amerikan- Kjo shtëpi u projektua nga James Hoban, një arkitekt irlandez i cili filloi karrierën e tij në Filadelfia në 1785. Ajo ishte ndërtuar nga skllevërit- Kjo nuk duket të jetë befasuese duke marrë parasysh gjendjen e SHBA’ve në kohën kur u ndërtua Shtëpia e Bardhë. Të dhënat tregojnë se skllevërit e Afrikës dhe Amerikës ishin trajnuar për të mbushur kapacitete të caktuara, të tilla si gurore, prodhues tullash etj.
Një fantazmë jeton brenda kësaj shtëpie- Të ftuarit, presidentët dhe zonjat e para kanë pretenduar të kenë përjetuar aktivitete paranormale gjatë kohës së tyre atje. Thashethemi se fantazma e Abraham Lincoln vazhdon të ndjekë shtëpinë, është diçka që përflitet edhe në ditët e sotme. Shtëpia e Bardhë nuk kishte energji elektrike për gati një shekull- Ajo nuk kishte energji elektrike deri në viti 1891, kur u instalua për herë të parë. Ndërsa ndriçimi elektrik ishte akoma një concept I ri, lideri I athershëm presidenti Benjamin Harrison, ishte skeptic ndaj rreziqeve dhe shqetësohej se do bëhej keq nëse prekte një ndërprerës të dritave. Kështu që nuk e preki kurrë një të tillë.
Ka një hyrje të fshehtë- Si të gjithë ndërtesat e profileve më të larta, Shtëpia e Bardhë ka një hyrje të fshehtë për presidentin dhe vizitorët e fshehtë. Ajo kalon nëpër dy tunele dhe një rrugicë, para se të arrijë në bodrumin e Shtëpisë. Kjo hyrje e fshehtë ishte dizajnuar si një përgjigje ndaj Luftës së Dytë Botërore. Shërbimet brenda saj nuk janë falas- Ndërsa supozoni se të qenit president i SHBA’ve do të thotë gjithçka, është gabim. Në fakt presidentët dhe familjet e tyre paguajnë për ushqimet, hekurosjen, dhe çdo shërbim tjetër që marrin nga stafi i shtëpisë.
