Categories Lajme

Shtëpia u shkatërrua nga tërmeti, çifti i të moshuarve: Shiu dhe i ftohti po na rrezikon jetën

Çifti i të moshuarve Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, që nga tërmeti i 26 nëntorit ku kanë humbur banesën e tyre, jetojnë në mjerim të plotë në një çadër që nuk përmbush asnjë kusht normal jetese, pasi burrë e grua janë të moshuar dhe të sëmurë. Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi u ndal në këtë familje që edhe pse ka kaluar 10 muaj nga tërmeti, askush nuk i ka ndihmuar dhe nuk kanë marrë asgjë nga shteti.

Në fjalën e tij me Këlliçin, Frani shprehet se e vetmja gjë që kërkon është një shtëpi me dy dhoma sa për të futur kokën, pasi i ftohti dhe shiu që ka nisur iu rrezikon jetën në çadër.

Fran Krosi: Unë jam Fran Nikoll Krosi prej Bushneshti e prej Kruje, rrethit të Krujës.

Belind Këlliçi: Ka ardhur kush nga shteti?

Fran Krosi: Jo për Zotiin, rob i gjallë shteti, jo!

Belind Këlliçi: A s’ka ardh kush me ju pyt?

Fran Krosi: Jo, jo për Zotin! Për Zotin jo!

Belind Këlliçi: Po nga bashkia?

Fran Krosi: Asnjë rob i gjallë! Asnjë!

Belind Këlliçi: Po a ju kanë ndihmuar deri tani, ju kanë dhënë ndonjë ndihmë?

Fran Krosi: Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq.

Belind Këlliçi: Po ky shiu i madh që ra, si ju gjeti? Në çadër?

Fran Krosi: Në çadër, po në çadër, në çadër besoj!

Belind Këlliçi: Po s’ka ardh kush me ju pyt? Se dimri përpara, erdhi dimri…

Fran Krosi: Jo për Zotin! As para, as mbrapa nuk ka ardhur rob i gjallë me na pyt, as me vrejt, asnjë send.

Belind Këlliçi: Po ju 80 vjeç keni 10 muaj që rrini në çadër?!

Fran Krosi: Për Zotin po. Për Zotin!

Belind Këlliçi: Po çfarë prisni të ndodhi tani?

Fran Krosi: Unë nuk e di se çfarë presim! Ne presim me shku tek gropa. Veç me shku tek gropa, atë presim! Unë për vete po një herë, se jam i sëmurë, me diabet, me tension, me zemër.

Unë për vete jam me ilaçe. Edhe kjo e vjetër. Ne presim me shku tek gropa!
Belind Këlliçi: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Fran Krosi: Të ardhura veç pensionin. Pensionin kjo, pensionin unë, asnjë të ardhur tjetër, asnjë të ardhur! Veç pensioni i kësaj, pensioni im, me ta kalojmë.

Jena shumë keq, shumë, shumë keq, deri aty në grad të fundit. Veç të më bëjnë shtëpinë, nuk i du gjë tjetër shtetit.

Unë, të më bëjnë shtëpinë siç e kam pasur, mor të paktën dy dhoma të rrimë. Mos të rrimë në çadër. Mos të rrimë në çadër!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Super kyçi qeveritar 400 mijë euro, ora me GPS, në selinë e qeverisë

Nga Basir Çollaku Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME