Categories Lajme

Shtëpitë e harruara të Fishtës, Prek Calit e Lasgushit dhe rilindja e Enver Hoxhës…

Prej kohësh flitet për rikonstruksionin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, e cila është pothuajse e rrënuar. E rrënuar është edhe shtëpia e Faik Konicës, e cila ndodhet në Çamëri dhe ndoshta për të cilën nuk mund të bëhet gjë.

Por kjo nuk ndodh me shtëpinë ku ka jetuar diktatori Enver Hoxha në Gjirokastër. Në 2015 u tha se banesa ku lindi Enver Hoxha në lagjen Palorto të Gjirokastrës rrezikonte të shembej. Një vit më pas, në 2016, Rilindja vendosi të rilindë shtëpinë dhe të investojë. Banesa iu nënshtrua rikonstruksionit dhe u kthye në një shtëpi muze me argumentin se ajo ishte shumë e vizituar nga turistët.

Shpeshherë Kryeminisrit Edi Rama i pëlqen të citojë Fishtën dhe Konicën, por vetëm kaq ama. E ndërsa për Konicën ai mund të justifikohet me faktin se shtëpia ndodhet në Çamëri, për Fishtën, Prek Calin, Lasgush Poradecin, e shumë e shumë personalitete të tjera, nuk ka justifikim. Shtëpitë e tyre janë lënë në harresë, në mëshirën e fatit, të shkatërruara ose të rrethuara nga ferrat. Foto e mëposhtme është publikuar në rrjet nga aktivistja Elona Caslli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME