Categories Sport

Disfata ndaj Murinjos, Guardiola mbajti skuadrën për 50 minuta të mbyllur pas ndeshjes

Mançester Siti tashmë është dorëzuar totalisht në garën për titullin kampion, teksa u mposhtën së fundmi nga Totenhem me rezultatin 2-0. Megjithatë, pavarësisht rezultatit, Siti prodhoi shumë futboll ndërsa shpërdoruan një mori me raste për të shënuar, pa llogaritur edhe një 11-metërsh të humbur nga Gyndohan, por londinezët e Murinjos u treguan pragmatistë dhe fituan sfidën.

Pas ndeshjes, mediat angleze bëjnë të ditur se trajneri Pep Guardiola i “ngujoi” të tijtë për 50 minuta në dhomat e zhveshjes duke i folur për situatat e ndryshme. Tekniku spanjoll më pas refuzoi të pranonte se kishte kritikuar skuadrën, teksa theksoi se pas asaj performance nuk kishte vend për kritika. “Po flisja me stafin tim dhe gruan time, por edhe me disa futbollistë.

Me performancën e sotme do ishte e gabuar kritika. Humbëm një ndeshje por luajtëm mirë. Kështu, na ka ndodhur edhe me Junajtid. Ata kishin dy raste dhe shënuan dy gola. Nuk kam shumë për të thënë pasi golat janë ato që kanë më shumë rëndësi. Në fund duhet të shënosh më shumë dhe të pësosh më pak”, u shpreh Guardiola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME