Categories Lajme

Shtimi i ‘ahengut’ me një orë, biznesi në Vlorë refuzon Ramën: Nëse nuk ka muzikë deri në 12 dhe të punojmë deri në 2 të mëngjesit, ndërpresim…

Biznesi i Vlorës ka refuzuar ofertën e kryeministrit Rama për të zgjatur me 1 orë lejimin e muzikës në bare dhe restorante, respektivisht nga ora 10:00 në 11:00.

Administratorët dhe pronarët e bizneseve në shëtitoren e Vlorës kërkojnë lejimin e muzikës deri në orën 24:00 dhe lejimin e punës deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Nëse nuk do ketë reagim serioz dhe marrje seriozisht të kërkesave së tyre biznesmenët vlonjatë theksojnë se do të qëndrojnë të mbyllur dhe do të ndërpresim kontratat e punës me të gjithë punonjësit.

Postimi i plotë i Ramës:  Protestë në Lungomare për muzikën?

1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

Prej disa ditësh në Vlorë dhe jo vetëm bizneset e lokaleve kryesisht, kanë kërkuar që të zgjatet orari i lejuar për muzikën, pasi sipas tyre kjo e dëmton ndjeshëm punën e tyre, pasi turistët nuk preferojnë që të qëndrojnë në lokale sa kohë që nuk ka muzikë.

Të gjithë bizneset që janë gjetur në shkelje nga ana e policisë janë gjobitur me gjoba 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa pronarët e tyre hera herës janë proceduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME