Categories Lajme

Shtimi i rasteve në Tiranë, “Një infermiere infektoji shumë persona”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, deklaroi se rritja e rasteve me koronavirus në vendin tonë gjatë ditëve të fundit e ka një shpjegim. “Në Shqipëri nuk kemi pasur kurrë kurbë, por një plan të rrafshët. Luhatja e shifrave ditët e fundit erdhi si pasojë e dy vatrave që e ngritën shumë bilancin: një “call center” dhe një infermiere e papërgjegjshme, e cila ka infektuar një numër shumë të madh njerëzish, ndërkohë që kishte simptoma të qarta dhe ishte këshilluar që të qëndronte në shtëpi e izoluar. Në vend të izolimit, ajo takonte njerëz sipas dëshirës”, shpjegoi Alimehmeti.

Sipas tij, pavarësisht shifrave, virusi është dobësuar: “Në prill, kemi pasur më pak se 20% të rasteve aktive të shtruar në spital. Në maj, përqindja ka qenë më pak se 10%. Kjo tregon dobësim të virusit. Por, edhe pse është më i butë, prapë virusi mbetet mes nesh”.

Alimehmeti nënvizoi se stina e ngrohtë “është aleati jonë kundër virusit” dhe theksoi se plazhi është vend i sigurt: “Nuk ka asnjë provë që në det apo rërë të jetë gjetur gjurmë virusi. Të bllokosh plazhin dhe të lësh “call center”-in hapur është mungesë koherence në vendimmarrje”.

Kur u pyet për një valë të dytë të koronavirusit, mjeku u shpreh: “Ka disa skenarë: në rastin më të keq do të vijë një valë e dytë, që do të jetë më e fortë sesa e para. Kjo, duke parë se çfarë ka ndodhur me viruset e tjera gjatë historisë. Në rastin më të mirë, virusi po dobësohet dhe nuk e ka më fuqinë e transmetimit te njeriu. Ka dhe skenarë të tjerë mesatarë, që si në rastin e tërmetit, ka një goditje të fortë dhe pasgoditje më të lehta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME