Categories Lajme

Shtohen përfitimet/ 205 shërbime për 30 mijë posedues të Kartës së Studentit në Tiranë

Bashkia e Tiranës është e para në rang vendi që u mundëson studentëve përmes Kartës së Studentit 205 shërbime. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënvizoi se kjo kartë është marrë nga 30 mijë studentë, ku ofrohen 84 shërbime publike si dhe 120 shërbime private.

“2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit. Vazhdojnë të shtohen shërbimet. Çdo qindarkë e kursyer vlen!
8 Universitete, 30 Fakultete, 30.000 kartëmbajtës, 84 Shërbime Publike, 120 Shërbime Private”, deklaroi Veliaj.

Në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të Kartës së Studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave e deri te lëshimi i kartës. Karta është e rinovueshme, ka një bar kod të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”. Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen web dhe në aplikacionin Karta e Studentit. z.tosku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME