Categories Lajme

Shtohen rastet me COVID në Vlorë, Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: 90 % e të infektuarve, të pavaksinuar

Vlora është ndër qytetet më të prekura nga vala e tretë e pandemisë së Covid-19. Këtë fillim shtatori shifrat janë rritur ndjeshëm dhe aktualisht numërohen 670 persona të infektuar, ku pjesa më e madhe janë në moshë të re dhe të pa vaksinuar.

“Po qarkullon vala e tretë e pandemisë dhe ka shtim të rasteve aktiv dhe në Vlorë. Është përhapur shumë për shkak të refugjatëve dhe turistëve. Kemi shtim të rasteve të reja, sot rreth 670 raste aktive në rrethine e Vlorës dhe kryesisht janë në moshë të re”, tha Kujtim Llapi, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor për rajonin e jugut . Llapi thekson se po qarkullon edhe versioni Delta, i cili është shumë ngjitës, por jo agresiv.

“Problemi është version delta është ngjitës por jo aq agresiv në rastet e personave të vaksinuar apo që e kanë kaluar COVID”. Këta që janë tani 90 për qind janë të v aksinuar. Ndaj gjej rastin tu bëj thirrje të vijnë e të vaksinohen”, shtoi ai.

Llapi u bën thirrje qytetarëve të Vlorës të shfrytëzojnë shtatorin i cili është muaj i hapur për tu vaksinuar, duke theksuar se nga të dhënat e deritanishme, personat e vaksinuar e kalojnë COVID-19 apo Deltën në formë më të lehtë, pra shmanget fataliteti.

Nuk kemi humbje jete tek personat që janë të vaksinuar, e kalojnë COVID në formë më të lehtë. Meqenëse edhe shtatori është muaji i hapur unë u bëj thirrje të gjithëve që janë mbi 18 vjeç të paraqiten për tu vaksinuar sepse të pavaksinuar  kanë qenë përhapësit më të mëdhenj të infeksionit”, theksoi Llapi.

Aktualisht në Vlorë janë v aksinuar me të dyja dozat 40 0881 qytetarë, ndërsa 48 693 kanë marrë vetëm dozën e parë.

VAKSINIMI Nga fillimi i procesit deri më 01 shtator: doza e para- 48693 persona , doza e dyta – 40881 persona Aplikime në total 89 574 doza

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME