Categories Lajme

Shtohen rastet në Shqipëri, Tomini: Pasojë e jo distancimit fizik

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit kanë rikthyer sërish frikën te qytetarët. Në një intervistë për Ora News epidemiologia e ISHP-së Eugena Tomini, tha se kjo rritje ka ardhur edhe si pasojë e zbehjes së vigjilencës, përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale, dhe mos respektimit të distancimit fizik.

Eugena Tomini: ”Kemi një trend në rritje të rasteve të regjistruara Covid-19 të paktën në 4 qytete. Është një trend në rritje krahasuar me dy javë më parë. Mbyllja e kësaj jave përkon me trendin më të lartë në 3-4 javët e fundit. Duhet të theksohet se ka një zbehje të vigjilencës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale. E kemi shprehur gjithmonë. Që nga momenti i zbehjes së pandemisë në vend, çdo rast me hapjen e sistemit shëndetësor, me hapjen e lehtësimit të masave në mënyrë graduale, përsa i përket sistemeve shëndetësore ose mosruajtjes së distancimit fizik, çdo person do të konsiderohet si covid pozitiv.

85% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbehja e distancimit fizik, mosrespektimi në largësi 1.5 m dhe më shumë, detyrimisht sjell kontakte të ngushta. Sjell prishje të respektimit të masave mbrojtëse personale, dhe për rrjedhojë do kemi një transmetueshmëri nga një individ në tjetrin.” Sipas saj, edhe nga personeli shëndetësor ka pasur një zbehje të vigjilencës, teksa numri i të infektuarve në QSUT vijon të rritet.

Eugena Tomini: ”Transmetimi i infeksionit i një personeli shëndetësor i cili ka pasur kontakt me burim të jashtëm nga QSUT, u kthye në një burim të brendshëm në qendrën spitalore, duke sjellë infektimin e personelit mjekësor. Sigurisht është një ulje e vigjilencës edhe përkundrejt stafeve mjekësore, përkundrejt një trendi të ulur të infeksionit covid në vend. Përkundrejt uljes së numrit të rasteve të shtruar në spital. Sigurisht edhe personeli shëndetësor hyn në pjesën e popullatës, janë njerëz si gjithë të tjerët, dhe kanë humbur vigjilencën. Por respektimi i distancimit fizik, por mbi të gjitha i masave mbrojtëse të kontrollit të infeksionit spitalor është shumë i rëndësishëm, për të mos sjellë transmetim të ndërsjellë nga pacienti te personeli dhe anasjelltas.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME