Categories Sport

Strakosha: Juventus i favorizuar, vajzat shqiptare më të bukura se italianet!

Thomas Strakosha është një nga futbollistët më të spikatur në Seria A këtë sezon, duke qenë portieri me më pak gola të pësuar.  Gardiani shqiptar, u përfshi së fundmi në një situatë jo të këndshme, teksa një ish-futbollist italian, aludoi së fundmi se Thomas mund të ishte me koronavirus. Në një prononcim për “Fan Zone”, 25-vjeçari i mohoi kategorikisht këto zëra, teksa foli në lidhje me situatën aktuale në klub, si dhe për raportin me femrat.

“Shyqyr Zotit jam mirë. Shpresoj që dhe ju të jeni mirë. Kur njerëzit flasin shumë, thonë edhe gjëra tepër. Por kur bëhet fjala për shëndetin nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht.

Titulli? Shpresojmë të dalim kampionë. Po bëhemi gati për këtë ëndërr. Jemi afër dhe ëndërrojmë të fitojmë kampionatin. Nuk është e vërtetë shifra 10 milionë euro, ja kanë futur kot. Nuk është për lek, është diçka morale.

Rifillimi i sezonit? 3 muaj nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që të mos kemi luajtur futboll. Për të gjithë ekipet do të jetë e vështirë dhe nga ana fizike. Do të jetë e vështire që të gjithë të kapim formën. Ndeshjet nuk do të jenë të njëjta. Nuk kishim luajtur kurrë në këto muaj. Nuk do të jetë kampionat i ri, por do të jetë diçka e re. Gjithmonë Juventusi është më i favorizuari, sepse ka gjithë ata lojtarë. Nuk jemi aq arrogantë që të themi që jemi më të fortë se Juventusin. Babin do ta hip në helikopter që ta shikojë ndeshjen se ka frikë (qesh).

Të dashurat? Nuk kam asnjë të dashur. Çfarë ndodh, ndodh. Kur futet në shtëpi është shumë serioze. Më mirë jashtë. Deri tani kam futur vetëm 1 gocë para shumë kohësh në shtëpi dhe nuk doli mire.

Martesa me një shqiptare? Për mua nuk ka lidhje nga është. Po më pëlqeu dhe ndihem mirë s’ka problem. Më pëlqejnë edhe shqiptaret edhe greket. Shqiptaret janë më të mira nga pamjet, tani për tani. Ndiqem në ‘Instagram’ nga femrat se kam vëllan e bukur (qesh)”, deklaroi Strakosha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME