Categories Lajme

Shtohen sërish rastet në Gjermani, Francë dhe Spanjë

Që pas heqjes së masave kufizuese rreth dy muaj më parë, vendet europiane po raportojnë një rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Të enjten, ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn tha se janë një sërë vatrash të reja dhe se “njerëzit po infektohen në festa familjare, në vendet e punës dhe në ambiente publike”. Ministri Spahn njoftoi gjithashtu se duke filluar nga fundjava, Gjermania do të fillojë të testojë pasagjerët që vijnë nga vende që konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë.

Gjermania ka ngritur alarmin pasi qendra e kontrollit të sëmundjeve në vend raportoi për 1,045 raste të reja gjatë së mërkurës, hera e parë që nga 7 maji që raportohet për një shifër më të lartë se 1 mijë në ditë.

Ndërkohë, edhe Franca ka shënuar një numër të lartë rastesh të reja, pas 1,695 qytetarë rezultuan pozitivë gjatë së mërkurës. Ndërkohë, Spanja raportoi për 1,772 raste të reja gjatë së mërkurës. Vdekjet në shkallë globale Sipas Universitetit John Hopkins, mbi 701 mijë persona kanë humbur jetën në mbarë botën nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar mbi 18.5 milionë raste të konfirmuara që nga momenti kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME