Categories Lajme

Shtyhet data e konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, prisnin me padurim mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, që sinjalizon çeljen zyrtare të negociatave me Bashkimin Europina.

Por, me sa duket kjo nuk do të jetë ende e mundur. Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja e jashtme portugeze deklaron se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare.

Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi edhe Shqipëria.

Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene. Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje edhe Holanda që ishte më skeptikja, por dha ‘ok’ për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare.

Tashmë, në mënyrë të padrejtë,  fati i integrimit europian të vendit tonë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME