Categories Lajme

Shtyhet gjyqi për Fadil Kasemin

Në një kohë kur sot ishte caktuar gjyqi për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij gjyqtare, ai është shtyrë për një tjetër ditë. Mësohet se pala mbrojtëse ka kërkuar më shumë kohë për të këqyrur dosjen.

Më 27 dhjetor Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Kasemin i cili vrau gjyqtaren Fildez Hafizi. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Kasemin, dënim që duhet ta vuaj në një burg të sigurisë së lartë.

Kujtojmë se gjyqtarja Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 nga ish-bashkëshorti i saj. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi.

Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmëruar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit. Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME