Categories Sport

Shtyhet miqësorja Shqipëri-Kosovë, e planifikuar të zhvillohej për 28 Nëntor

Federata e Basketbollit e Kosovës ka konfirmuar se ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës, e paraparë të zhvillohet më 28 nëntor në Shkodër, është shtyrë për një datë ende të pacaktuar, shkaku i tërmetit që e goditi Shqipërinë.

28 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 650 janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditën Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, raporton Gazeta Express.

Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërsa disa grupe e organizata nga Kosova kanë grumbulluar ndihma për t’i dërguar në Shqipëri.

Ndihmë ka ofruar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, e cila gjithashtu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook se ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, e planifikuar të zhvillohet për 28 mars, është shtyrë.

“Përkundër dëshirës së madhe për të shënuar ditën e Pavarësisë së shqiptarëve me një ndeshje vëllazërore, takimi nuk mund të zhvillohet, derisa Shqipëria është prekur nga një tërmet i fuqishëm, ku ka dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej për nder të Ditës së Flamurit, derisa duhet theksuar se FBK-ja ka një bashkëpunim shumë të mirë me Federatën Shqiptare të Basketbollit, ku me kënaqësi kishte pranuar ftesën për të luajtur, megjithatë tashmë nuk mund të zhvillohet për shkak të gjendjes në Shqipëri”.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ofron ndihmën e saj për vëllezërit tanë në Shqipëri për çfarëdo që kanë nevojë. FBK-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë”.

Në shenjë solidarizimi me të prekurit nga tërmeti në Shqipërisë, FBK-ja ka bërë të ditur se janë shtyrë edhe ndeshjet e Superligës së Kosovës që ishin planifikuar të zhvillohen sot pasi që e mërkura është shpallur ditë zie. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME