Është shtyrë për në datën 20 shtator gjyqi për Florenc Çapjan, i dyshuar për tentativën e vrasjes së ish-oficerit të policisë, Fadil Mema, në vitin 2006 .
Burimet thonë se Florenc Çapja nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi prokurori i çështjes nuk i kishte vendosur në dispozicion të dhënat që kishte kërkuar mbi hetimin.
Avokati kërkoi gjithashtu një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij, qoftë detyrim paraqitje apo garanci pasurore.
Ndaj të arrestuarit janë ngritur akuzat për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Florenc Capja u arrestua gjatë operacionit Krasta, ku u ndaluan edhe përfaqësues të administratës.
