Categories Sport

Arrihet akordi, Neymar zyrtarizohet sot te Barcelona

Marrëveshja Neymar JR-Barcelona është e kryer. Ylli brazilian është bindur nga projekti i ndërtuar në “Camp Nou”, me spanjollët që kanë arritur të bindin edhe PSG-në për ta lënë të lirë.

Sipas mediave sportive, konkretisht “Le Parisien” marrëveshje për rikthimin e Neymar te Barcelona do konkretizohet sot, ndërsa është bërë në kushtet e 100 milionë euro, plus kartonat e dy lojtarëve, Dembele dhe Ivan Rakitic.

Gjërat janë bërë më të thjeshta për faktin se kroati pranoi të bëhet pjesë e marrëveshjes, duke i dhënë dritën jeshile kalimit të Neymar në La Liga. Kjo do të jetë hera e dytë që 27 vjeçari do të vesh fanellën e Barcelonës.

Fillimisht, ish-ylli i Santos firmosi në vitin 2013, ku qëndroi për 4 vite. Gjatë kësaj periudhe, Neymar u aktivizua në 123 takime, ku shënoi 68 herë. Statistikat, gola për ndeshje janë më të frikshme te PSG. Plot 34 gola të shënuar në 37 takime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME