Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në këtë seancë Beleri do të paraqesë personalisht konkluzionet e mbrojtjes. Në seancën e sotme u dëgjuan konkluzionet e avokatëve, si edhe të vete të pandehurit Pandeli Kokaveshi. Ky i fundit ka kërkuar një dënim minimal duke pretenduar për probleme me shëndetin. “Nëse më shpallni fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kërkoj një dënim të ulët pasi kam probleme shëndetësore unë dhe vajza ime. Mua më ka dënuar Zoti”, mësohet të ketë thënë ai.

Avokatët kërkuan pafajësi për klientët e tyre dhe në rast dënimi, pezullim i dënimit me burg, shërbim prove, ose punë në interes të publikut. Për mediat, avokati i Belerit tha pas seancës se procesi është i paligjshëm dhe se arsyeja se pse Beleri po mbahet në burg, është për të mos e lejuar të drejtojë bashkinë e Himarës.

“Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat. Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë. Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulatet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll”, tha ai.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia. Vetë Beleri ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se arrestimi i tij ishte “politik” me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Mbajtja në qeli dhe mosbetimi i Belerit ka shkaktuar përplasje diplomatike me Tiranës e Athinës zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

SHPËRTHEN Braçe: Burg ose gjobë për ata që ju shesin fëmijëve cigare

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar një amendament që ashpërson ndëshkimin për personat që shesin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë kreut të PD, Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Hasimja ia thotë në sy Berishës: Bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME