Categories Showbiz

“Do ndonjë këngë tjetër t’ja falim?!”, Soni Malaj “akuzon për vjedhje” Dua Lipën (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë televizive Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, duke u rikthyer pak edhe në kohë me kujtimet e performancave që ajo bënte bashkë me Spirit Voice, grupin nga i cili edhe nisi karrierën. Në veçanti, artistja me origjinë nga Tropoja ka diskutuar edhe për këngën e famshme “Fuoristrada”, të cilën grupi e kishin kënduar në festivalin “Këngët e Stinës” në vitin 1997.

Kënga ka një ngjashmëri të madhe pothuajse identike në një pjesë të saj me vijën melodike të këngës “Dance The Night” të Dua Lipës, të cilën ajo e publikoi gjatë vitit 2023 si kolonë zanore për filmin hit “Barbie”. Ngjashmëria mes dy këngëve kishte shkaktuar një valë komentesh në internet, me shumë që pyesnin nëse kënga ishte kopjuar dhe nëse janë ndërmarrë hapa ligjorë apo jo. Megjithatë, Soni e pyetur nëse Dua i kishte paguar asaj diçka për këtë këngë, me shaka tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përballet me akuza për ngjashmëri ose kopjim të këngës. Vitin e kaluar ajo kishte kaluar një betejë ligjore për hitin e saj “Levitating”, pasi disa artistë pretendonin se Dua e kishte kopjuar gjithë vijën melodike të këngës, dhe nuk kishte paguar.

@rtshqiptar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME