Categories Lajme

Shtypi amerikan: Avioni ukrainas që rrëzua në Teheran u qëllua me raketë

Boeing 737 i linjës ajrore “Ukraine International Airlines”, i cili u rrëzua në Teheran natën që Irani sulmoi bazat e SHBA në Irak, mendohet se u qëllua aksidentalisht nga një raketë anti-avion. E përjavshmja amerikane Newsweek dhe transmetuesi CBS e  raportuan atë, duke përmendur tre burime: një nga Pentagoni, një nga inteligjencat amerikane dhe një tjetër nga inteligjenca irakiane. Të gjithë 176 personat në bord vdiqën në rrëzimin e avionit.

 Cbs: “Dy raketa iraniane” – Newsweek ishte i pari që foli për hipotezën e një rakete. CBS citon gjithashtu burime të inteligjencës amerikane të cilat pretendojnë se kanë përgjuar sinjale nga dy raketa të nisura nga iranianët, me siguri SA-15, pasuar menjëherë pas një shpërthimi. Hipoteza është se avioni sidoqoftë u godit aksidentalisht.

Hetimet e Ukrainës: raketë apo terrorizëm – Si pjesë e hetimit mbi shkaqet e përplasjes që ndodhi disa minuta pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit, Ukraina tashmë kishte bërë të ditur që nuk mund të përjashtonte që avioni mund të ishte qëlluar nga një raketë anti-avion.

Kievi as nuk e përjashton mundësinë që të ketë qenë një akt terrorizmi. Këto të dyja në fakt, janë ndër hipotezat në shqyrtim së bashku me atë të një dështimi të motorit teknik që çoi në shpërthim ose përplasje me një avion pa pilot ose “objekt tjetër në fluturim”.

Takim me Iranin – Kreu i këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, e njoftoi atë në Facebook. Në postim, Danilov foli për një takim me autoritetet iraniane për të vlerësuar shkaqet e mundshme të aksidentit.

“Boeing kapi zjarr në fluturim” – Sipas Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit Boeing “kapi zjarr në fluturim” para se të rrëzohej dhe të shpërthejë në tokë. Në të njëjtën deklaratë thuhet se dëshmitarët okularë panë flakët të mbështillnin avionin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME