Categories Politike

Shtyrja e negociatave/ Zoran Zaev ngrin zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë: Duhen fonde

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se pas refuzimit të hapjes së negociatave nga BE, Marrëveshja e Prespës me Greqinë do të futet në krizë. Në një intervistë për për seksionin grek “Euronews”, Kryeministri maqedonas tha se disa pjesë të Marrëveshjes së Prespës varen nga hapja e negociatave, pasi do të duhet të akordohen fonde nga Bashkimi Europian.

“Maqedonia e Veriut nuk pret anëtarësimin e menjëhershëm në BE, por një përgjigje pozitive do të ishte nxitje për dy vendet ballkanike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që të vazhdonin në rrugën e duhur”, tha kryeministri Zaev.

Sipas Zaev, pas refuzimit të hapjes së negociatave, disa dispozita të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës janë në rrezik.

“Ka një lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe fondeve në rastin e hapjes së negociatave. Lidhja ekziston sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar që të bënim marrëveshjen e Prespës për shkak të së ardhmes që Maqedonia e Veriut ka në Bashkimin Europian. Por, në këto kushte, Marrëveshja nuk mund të realizohet. Një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet. Ne do të përpiqemi të implementojmë disa dispozita të caktuara, por procesi është i ndërlidhur nga të dyja palët sepse shkëmbimi i fondeve do të thotë që ne t’i dorëzojmë Bashkimit Europian sovranitetin tonë kombëtar”, u shpreh Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Zaev tha gjithashtu se perspektiva për Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, është perspektiva europiane, në të kundërt rajoni do të përballet me zhvillime të pakëndshme.

Marrëveshjen e Prespës në qershor të vitit të kaluar në pjesën greke të Prespës e nënshkruan qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë, sipas të cilës Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimi i emrit zgjidh problemin me Greqinë, që daton që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Më 11 janar të këtij viti, Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, më pas më 25 janar me shumicë të thjeshtë marrëveshja u ratifikua edhe në Parlamentin grek.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë më 9 shkurt njofoti se pas përmbushjes së të gjitha kushteve juridike për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do ta shpallë në Gazetën Zyrtare datën e hyrjes në fuqi të amandamenteve kushtetuese dhe ligjin kushtetues.

“Më pas, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dorëzojnë një letër të përbashkët deri te sekretari i përgjithshëm i OKB-së, me të cilën e informojnë Antonio Guteresh për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çka i jepet fund kontestit disa dekadësh bilateral mes dy vendeve”.

Pas kësaj, njoftoi MPJ “Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë adekuate i informon :Sekretariatin e OKB-së, vendet anëtare, vendet vëzhguese të OKB-së, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare ku është anëtare, për ndryshimet e bëra”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME