Categories Lajme

Shtyrje me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë

Flora dhe fauna shqiptare ka ndryshuar krejtësisht dhe sot kemi një numër të konsiderueshëm shpendësh por edhe kafshësh të tipeve të ndryshme, të cilat vazhdojnë të jenë shumë të populluara në vendin tonë, kjo falë moratoriumit të gjuetisë. Nga Divjaka, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se do të lobojë për shtyrjen me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë

“Unë do të loboj fort që në vitin 2021 të rivendosim përsëri moratoriumin 5 vjeçar të ndalimit të gjuetisë dhe së bashku me moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve, të jemi në një vend i cili mbron në mënyrë të theksuar natyrën shqiptare”, deklaroi Klosi. Në Divjakë, tha ministri ia kemi dalë që të krijojmë një ambient jo vetëm turistik, jo vetëm që vizitohet nga mijëra e mijëra pushues, por të jetë dhe një ambient shkencor sikurse është Spitali i shpendëve, një investim i përbashkët me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, PNUD.

Ai tha se kjo dëshmon që “sa mirë po ia dalim që e gjithë Agjencia e Zonave të Mbrojtura të shndërrohet në një agjenci për natyrën. “Jemi këtu ne një diskutim me ekspertë fushës së biologjisë, të gjithë florës dhe faunës shqiptare për të vazhduar një debat të madh që ka sot në Shqipëri. A të rikthejmë ligjin e moratoriumit të gjuetisë. Unë jam partizanë i flaktë i kësaj teze. Do të doja shumë që në vitin 2021 kur përfundon moratoriumi 5 vjeçar dhe jo vetëm të rikthejmë moratoriumin për 5 vite të tjera, por të diskutojmë gjerësisht efektet pozitive që ka sjellë ky moratorium”, deklaroi Klosi.

Ai tha se beteja për rivendosjen e moratoriumit të gjuetisë duhet të jetë një bisedë intelektuale dhe një debat që duhet të përfshijë të gjithë ekspertët e fushës duke u ballafaquar me një lobim të caktuar, i cili kërkon rikthimin e gjuetisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME