Categories Showbiz

Shuhet në moshën 65-vjeçare aktorja e famshme që luajti me “Agjentin 007”

Tanya Roberts ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Sipas mediave të huaja, aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në prag të Krishtlindjeve pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj. Sipas përfaqësuesit ligjor, aktorja ka ndërruar jetë në Cedars-Sinai në Los Angeles, dhe shkaku i vdekjes nuk lidhet me Covid-19.

Roberts, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Leigh Blum filloi karrierën e saj si modele para se të bëhej pjesë e kinematografisë. Ajo bëri debutimin e parë në film në 1976 në “Forced Entry”. Më pas u shfaq në një seri filmash duke përfshirë “The Beastmaster”, “Sheena: Queen of the Jungle”, “Body Slam” dhe “Night Eyes”.

Roberts ishte e njohur më së shumti për rolin e Stacey Sutton bashkë me Roger Moore, agjentin 007 në “A View To A Kill”. Aktorja interpretoi gjithashtu dhe në “That ’70s Show” si Midge Pinciotti, por më pas u largua nga seriali në 2001 për t’u kujdesur për burrin e saj të sëmurë, i cili vdiq në 2006.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME