Categories Lajme

VIDEO/ Berat ‘Range Rover’ përplaset me ‘Benz’-in, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur Kombinat. Një mjet, tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA 779 HE ka goditur nga pas mjetin, tip ‘Range Rover’, me targa AA 444 VC. Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë mbetur të plagosur dy shtetas, shoferi dhe pasagjeri i mjetit tip ‘Benz’, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

Të pl agosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë r rezikut për jetën, edhe pse kanë marrë shumë goditje në pjesë të ndryshme të trupit. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, që po punojnë për këqyrjen e vendngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën ishte duke udhëtuar mjeti tip ‘Benz’ dhe lagështirës në rrugë. Mësohet se ‘Benzi’ ka dashur të parakalojë por ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga prapa mjetin Range Rover.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME