Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë familja, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi:

Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.

Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.

Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.

Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!

Bigrafia

Rexhep Qosja, lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gju­hës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa­kultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Univer­sitetit të Beogradit.

Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Al­banologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.
Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpër­blimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Disa nga veprat e tij:

-Episode letrare, 1967

-Dialog me shkrimtarë, 1968

-Antologjia e lirikës shqipe, 1970

-Kontinuitete, 1972

-Asdreni – jeta dhe vepra, 1972

-Panteoni i rralluar, 1973

-Vdekja më vjen prej syve të tillë, 1974

-Shkrimtarë dhe periudha, 1975

-Anatomia e kulturës, 1976

–Mite të zhveshura, 1978

-Prej tipologjisë deri te periodizimi, 1979

–Morfologjia e një fushate, 1980

–Nocione të reja albanologjike, 1983

-Historia e letërsisë shqipe I, II 1984

-Antologjia historike e letërsisë shqipe, 1985

-Historia e letërsisë shqipe III, 1986

-Porosia e madhe, 1986

-Populli i ndaluar, 1990

-Strategjia e bashkimit kombëtar, 1992

-Çështja shqiptare: historia dhe politika, 1994

-Ligjërime paravajtëse, 1996

-Fjalor demokratik, 1997

-Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, 1999

–Një dashuri dhe shtatë faje, roman, 2001

-I ringjalluri i penduar, tregim satirik, 2002

-Ideologjia e shpërbërjes, 2006

-Realiteti i shpërfillur, 2006

–Nata është dita jonë, 2007

-Shqipëria dhe Kosova – Si janë dhe si do të duhej të jenë, 2013

–Të fshehtat e treguara, roman, 2020

Pas viteve ’90, Qosja u shqua edhe si një zë kritik ndaj elitës politike dhe kulturore shqiptare, ndërsa ka qenë aktiv edhe në debatet publike për çështjen kombëtare shqiptare.

Për kontributin e tij, ai është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit, përfshirë titullin “Nderi i Kombit” nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe çmime të tjera letrare e shkencore.

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME