Categories Showbiz

Shuhet papritur ish-banorja e Big Brother në Itali, humbi ndjenjat në lokal

Modelja italiane e programit Big Brother Italy, Monica Sirianni është ndarë papritur nga jeta pasi humbi ndjenjat gjatë një mbrëmjeje në bar me miqtë.

37-vjeçarja italiane e lindur në Australi, nisi të ndjehej keq të premten teksa kishte dalë me miqtë në qytezën Sauveria Mannelli, në provincën jugore të Catanzaro.

Zonjusha Sirianni ishte dërguar me urgjencë në spital, ku ishte shpallur çuditërisht e vdekur.

Ish-modelja televizive ishte shfaqur në versionin italian të programit ‘Reality’ në vitet 2011 e 2012.

Ajo ka lindur në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni Kalabrisë para se të lindte, teksa më vonë Sirianni u kthye në Itali në moshë të rritur ku ishte vendosur në rajonin verior të Lombardisë, shkruan rrjeti vendas Ansa.

Përveç karrierës së shkurtër televizive ajo jepte mësime anglishteje.

Sirianni kishte ardhur prej disa ditësh në Catanzaro që ishte dhe vendi i origjinës së prindërve të saj.

Raportimet thonë se po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së papritur teksa asnjë informacion nuk është publikuar ende për publikun.

Doktorët nuk përjashtojnë mundësinë e një ataku të papritur kardiak, shkruan rrejti britanik Daily Mail.

Rrjeti vendor Gazzetta del Sud, tha se trupi pritet të riatdhesohet te prindërit e saj në Sydney të Australisë pas mbylljes së hetimeve.

Me lajmin e vdekjes së saj, homazhe të shumta bëheshin në rrjetet sociale.

“Dua të kujtoj këtë vjazën e mrekullueshme Monica Sirianni, ish-konkurente në Big Brother dhe më pas mësuese, që u nda papritur nga jeta”, shkruante një dashamirës në Twitter.

Një tjetër shtonte: ‘Oh Zot … kjo është e pabesueshme … ngushëllime familjes”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME