Categories Lajme

Si do jenë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, por më të fokusuara reshjet pritet të jenë në zonat  Veriore.Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe të saj do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku pritet të ketë vranësira të shumta dhe intervale të pakta me kthjellime. Vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme në Perëndim të vendit duke gjeneruar reshje të pakta.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriperëndimore. Por në orët në vijim vranësirat do të shtohen gradualisht, duke bërë që në perëndim të MV të krijojnë mundësi për reshjet të izoluara shiu.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e Evropës qendrore dhe pjesërisht Ballkani qendror do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje. Gjithashtu prej disa ditësh Skandinavia dhe Evropa Lindore ndodhen në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME