Categories Lajme

Si do kthehen patentat e bllokuara, detaje

Të gjithë personave të cilëve u është hequr patenta, leja e qarkullimit apo u është bllokuar makina për shkak se kanë shkelur orën policore, duke nisur nga kjo e martë do munden t’i tërheqin ato. Por ka një kriter, duhet që qytetari të ketë plotësuar një afat prej 30 ditësh në mënyrë që dokumentet apo makina t’u rikthehet. Sipas policisë rrugore, ata duhet që me kartë identiteti të paraqiten pranë komisariateve rrugore përkatëse pa paguar asgjë.

Por nëse rezultojnë që përpara se dokumentet apo makina t’u bllokohej, kanë pasur gjoba të papaguara, duhet që ato t’i paguajnë me qëllim tërheqjen e tyre.

Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se janë të pakta rastet kur është bllokuar automjeti, pasi janë lënë në ruajtje. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së vendeve në komisariate apo drejtoritë e policisë për lënien e automjeteve.

Ndërkaq, për rastet e thyerjes së orës policore, kur drejtuesi nuk ka qene pronar i makinës, është bërë vetëm tërheqja e lejes së drejtimi. Ndërkaq makina dhe leja e qarkullimit nuk është bllokuar.

Kjo është falja e dytë që bën qeveria pas faljes vitin e shkuar nga data 17 prill deri në 7 tetor. Pas kësaj date, sipas informacioneve janë konstatuar duke thyer orën policore 953 automjete. Ku kryesisht është hequr patenta dhe leja e qarkullimit për tre vite.

Kjo falje e dytë parashikon amnisti vetëm shkelësit e orës policore të cilët do të munden të marrin dokumentacionin dhe makinën. Asnjë shkelje tjetër e qarkullimit rrugor nuk përfshihet në këtë falje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME