Categories Lajme

“Si e parandjeu im bir vdekjen e tij”/ Rrëfimi i këngëtares shqiptare, Vera Laçi

Flutura Açka dhe Vera Laçi janë dy nëna që ndajnë një dhimbje të përbashkët, humbjen e djalit të vetëm. Vuajtja e tyre ngjason, por historitë që rrëfehen në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, janë të ndryshme.

Në dallim nga shkrimtarja që pati kohën t’i thoshte lamtumirë të birit, këngëtarja e humbi 10 vite më parë nga një aksident fatal që nuk ia dha këtë mundësi. Tre ditë më herët ajo sapo kishte mbyllur me sukses një koncert recital, por kishte një parandjenjë të çuditshme që s’e lejonte të ishte e lumtur.

Vera Laçi: Unë kam qenë në shtëpi, akoma s’e kisha marrë veten nga ai koncert se faktikisht ndjehen disa gjëra. Nuk isha e lumtur fare për atë koncert edhe pse kishin sjellë lule në shtëpi, shtëpia ishte shumë bukur, i kishte rënë një nur i keq shtëpisë që më bënte përshtypje, ç’është kjo?

Ermelinda Ndoja: E kishe vetëm ti këtë ndjesi apo bashkëshorti, djali?

Vera Laçi: Unë. Nuk e shpërndaja dot me të tjerët dhe thosha pse unë, pse nuk jam mirë, pse më duket shtëpia zi ndërkohë që më ishte dukur shumë herë më mirë ditët e tjera, ishte ky problem.

Ermelinda Ndoja: Dhe kishe një rast për të gëzuar siç ishte koncerti.

Vera Laçi: Fare, në mënyrë absolute. Dhe djali im qëllon te ish e fejuara dhe e thërret një shok për   të pirë një kafe, ishte ora 9 e darkës, më 19  Prill ka ndodhur. Domethënë në mes të rrugës, pa ardhur te shtëpia jonë në “Ali Dem”, një aksident me 40 km/h ka qenë, ashtu me ekspertizë siç e kanë… por që nuk duhet të kishte ndodhur. Nuk e di, janë ca gjëra që…

Katerina Trungu: Me shpejtësi aq të ulët?

Vera Laçi: Aq të ulët. Do të them edhe diçka. Djali im e parandiente diçka  të tillë. Nuk e di pse, “jo kam  parë një ëndërr”, më tha përpara, i kam thënë një polici që…ishte djalë çapkën, ecte me makinë edhe… tha, “sonte më ndali një polic. Edhe i thashë unë, duke pasur parasysh që gjithmonë i flisja që duhet të jeni të sjellshëm, duhet të jeni kështu e ashtu, si çdo nënë dhe ma tha kështu, nuk e harroj asnjëherë atë fytyrë dhe i thashë që “shihmë për herë të fundit se s’do më shohësh më”. Pse?, i thashë e the këtë. “E thashë”.

Janë të ndryshme dhimbjet, të ndryshme ndarjet. Pastaj, mendo, pak orë para se djali im të ndahej nga jeta, poston në Facebook një këngë baladë timen që unë e kam kënduar shumë e re dhe ashtu siç e nisa në fakt, me baladë, ashtu më shkoi dhe mua më bëri përshtypje domethënë, isha në ujërat, pse. I shkruaj ish të fejuarës së djalit tim, i them pse Deni e ka postuar këtë këngë, pse pikërisht këtë këngë? Më digjte ajo pjesë dhe pas 5 orësh ndodhi aksidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME