Categories Lajme

Si funksiononte skema e mashtrimit të biletave në linjat urbane të Tiranës

Të paktën për tre muajt e fundit operatorët e transportit publik të linjave kryesore në kryeqytetit kanë operuar me bileta të falsifikuara duke i përfituar të ardhura të konsiderueshme dhe duke shkaktuar një dëm të rendë ekonomik.

Prokuroria e Tiranës ka mundur të zbardhë skemën që e vuri në pranga administratorët kryesorë të linjave urbane që akuzohen për fshehje te ardhurash, dhe falsifikim te letrave me vlerë.

Kanë qenë inspektorët tatimore që kanë konstatuar fillimisht shkeljen duke ia referuar policisë. Tatimorët kanë kryer një kontroll në linjat urbane pasi nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë ishin vënë në dijeni se biletat që përdoreshin në këto linja nuk prodhoheshin nga kjo shtypshkronje.

Menjëherë janë sekuestruar disa nga blloqet e biletave të udhëtarëve të cilat i janë dërguar shtypshkronjës për ekspertim, ku ka rezultuar se biletat nuk janë të njëjta e prodhuar nga shtypshkronja e letrave me vlere. Ato ndryshonin në konfiguracion, ngjyra e letrës së përdorur por kishin të njëjtin numër serie me biletat që janë marrë nga punonjësit e këtyre shoqërive në drejtorinë e Tatimeve.

Prokuroria ka vene në përgjim edhe numrat e telefonit të administratorëve te këtyre kompanive dhe nga inetrceptimi i tyre ka rezultuar se pronari i Firmës ‘Ferlut’ F. I. komunikonte me djalin e tij shtetasin A. I. në lidhje me disa dokumente që donin ti digjnin pasi policia kishte shkuar në banesë dhe kerkonte që Ibrahimi të paraqitej ne polici.

Në këto moment djali i tij Anastas ka marrë dokumentet e dyshuara të falsifikuara dhe ka tentuar të largohet por është ndaluar nga policia e cila ka gjetur në automjetin e tij tip Maserati 105.000 mijë bileta të dyshuara të falsifikuara si dhe mandatet arkëtimi të cilat u sekuestruan.

Policia ka arrestuar 8 persona të çilet pritet të dalin nesër para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME