Categories Lifestyle

Si lidhen ngjyra dhe forma e syve me shëndetin (e detajuar)

Ngjyra dhe forma e syve janë tregues të rëndësishëm të shëndetit të njeriut dhe sëmun.djeve që i kanosen. Njerëzit me sy të kaltër apo jeshilë janë më të prirur të preken nga disa pro bleme shëndetësore. Individët me sy kafe mund të jenë më të prekur nga dhimbja dhe depresioni që vjen pas tij. Në këtë artikull, do të mësoni më shumë për sinjalet që tregon ngjyra e syve për shëndetin.

Sheqeri në gjak – Një studim i vitit 2011 tregon se njerëzit që kanë një lëkurë me ngjyrë të çelët dhe sy blu janë më të rrezi kuar nga shfaqja e diabetit të tipit 1.

Problemet me dëgjimin – Disa studime kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me sy blu që jetojnë në ambiente të zhurmshme janë më të prirur të vuajnë nga pro blemet me dëgjimin. Njerëzit me sy kaf kanë melaninë në sytë dhe veshët e tyre, gjë që shërben si një mburojë për dëgjimin dhe shikimin.

Varësitë – Individët me sy blu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga varësi të ndryshme. Këta njerëz kanë tendencën të pijnë më shumë alkol dhe janë më të rrezikuar nga varësia prej tij.

Humbja e pigmentit të lëkurës – Njerëzit me sy blu janë më të mbrojtur nga vitilgo, një sëmundje jo ngjitëse e cila shkakton humbjen e pigmentit të lëkurës dhe krijon arna të bardha në lëkurë.

Perdja e syrit – Ky problem prek më shumë njerëzit me sy kaf. Një studim australian arriti në konkluzionin se ngjyra kafe dyfishon rrezi kun e perdes së syrit.

Bebja e syrit – Ekspertët shprehen se madhësia e bebes së syrit është tregues i inteligjencës së njeriut. Njerëzit që kanë një bebe të madhe të syrit besohet të kenë një mendje të mprehtë.

Aftësitë sportive – Njerëzit me sy kaf kanë tendencën të shkëlqejnë në aktivitete sportive si boksi apo futbolli. Individët me sy bojëqielli kanë performancë më të mirë në tenis, bouling apo golf.

Tumori i syrit – Sytë me ngjyrë blu, jeshile ose gri janë më të prirur të preken nga tumori i syrit. Sytë me ngjyrë kafe janë ndjeshëm më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje e rrallë.

Depresioni – Në teori, gratë me sy me ngjyrë të errët vuajnë më shumë gjatë lindjes. Për më tepër, ato janë të prirura të preken më shumë nga depresioni si pasojë e dhimbjeve.Keshilla- Shendeti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME