Henri Çili dhe 12 persona të tjerë u vunë në pr.anga nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën akuzën e korr.upsionit pasiv.
Raportohet se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga bu.rgu anëtarët e bandës së Lazaratit.
Mësohet se Çili ka pasur komunikime me babanë e Alban dhe Arbjon Alikos të arr.estuar për vr.asjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Ka dyshime se Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte të nxirrte nga bu.rgu dy djemtë e tij. Çili dyshohet se i ka premtuar se do të ndikonte në vendimin e gjykatës.
Arbion Aliko, pjesë e grupit të zja.rrit, është dënuar me bu.rg përjetë për vr.asjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dë.nuar me 20 vite.
