Categories Lajme

Leskaj: Presidenti dhe Kuvendi të zgjedhin kreun e ri të KLSH, unë nuk rikandidoj

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj i bëri thirrje Presidentit dhe Kuvendit të nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të institucionit, që aktualisht drejtohet prej tij.

Gjatë analizës vjetore të punës së KLSH, Leskaj u shpreh se ai do të vijojë punën derisa të zgjidhet titullari i ri i këtij institucioni. Ai është shprehur gjithashtu se nuk do të kandidojë më për një mandat tjetër për të drejtuar KLSH.

Bujar Lesakaj: I bëj thirrje Presidentit, Kuvendit dhe maxhorancës të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH. Unë si kreu aktual do të vijojë punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke prauar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër.

Më tej, Leskaj ka folur edhe për punën e KLSH të bërë gjatë vitit 2019. Sipas tij, janë kryer në total 160 auditime, ndërsa janë referuar në Prokurori 28 kallëzime penale.

Bujar Leskaj: Janë kryer 160 auditime të kryera gjatë këtij viti. Vetëm 23 auditime ishin në organe financiare. Parregullsi dhe shkelje financiare gjatë vitit 2019 shkojnë në 23.304.777 lekë ose 223.8 milionë euro. Problemi madhor mbetet niveli i korrupsionit në vend. Puna audituese është përqëndruar në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku. KLSH nga auditivet e kryera në vitin 2019 ka përcjellë 28 kallëzime dhe indicie penale nga të cilat 25 kanë përfunduar dhe i janë dërguar prokurorisë si kallëzime dhe indicie. 3 janë dërguar për vlerësim në prokurori. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME