Categories Lajme

Si ndodhi krimi në Astir/ Nga shitja e foshnjave në Greqi, te breshëria e automatikut që zbrazi mbi trupat e dy motrave

Përparim Ademi (Tela), është 59-vjeçari që paraditen e 31 dhjetorit 2020 ekzekutoi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani brenda banesës së tyre në zonën e Astrit.

Sot Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të.

Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqytetin në vigjilje të ndërrimit të viteve, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetuesve pikërisht për vazhdimin e marrëdhënies së tyre.

59-vjeçari shkoi me biçikletë pranë banesës së tyre, ndërsa e shoqëronte nipi i tij. Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnikov, duke e fshehur armën në një çantë.

Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat.

Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka shkrepur armën, gjë e cila vërtetohet nga shenja e plumbit që ka mbetur në derën kryesore të banesës.

Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të vdekura në vend.

Pas ekzekutimit, ai ndoqi të njëjtën rrugë për tu larguar, por në këmbë dhe jo me biçikletë.

Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u arratisur nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga policia pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Por e shkuara e tij ishte tejet e errët, pasi siç raportuan edhe mediat greke, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi.

Sipas dëshmive të familjarëve të motrave, Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME