Categories Lajme

Si ndryshuan deklaratat e Kurtit për Rugovën? Nga i dështuar, në shqiptar që e donte popullin e vet

Albin Kurtit iu deshën 14 vjet që ta kujtonte për herë të parë presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje që asnjëherë nuk ka bërë homazhe të varri i presidentit të parë të Kosovës, sot u kujdes që Rugovës t’i njihte merita vetëm si kritik letrar e njëri të urtë, por jo edhe për veprimtarinë pas vitit 1997 të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Kosovës. Pas shkrimit të Kurtit dedikuar Rugovës filloi hulumtimi në arkiva. Gjatë ditës po shpërndahej një nga intervistat e pasluftës, ku Kurti e quante LDK’në autoritare, e Rugovën të dështuar.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, sot në 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova e quajti këtë të fundit intelektual, kritik letrar, humanist që evitoi konfliktet dhe një shqiptar të urtë që e deshi popullin e tij. Gjithashtu, edhe ish-presidenti Rugova e çmonte lartë Kurtin, sipas deklaratës së bashkëpunëtorit të Rugovës, Adnan Merovcit.

“Në përvjetorin e 14 të vdekjes. Dr. Ibrahim Rugova ka qenë kritik letrar i kalimit nga strukturalizimi te post-strukturalizmi francez gjatë viteve ‘70, intelektual i angazhuar e humanist që ka evituar konfliktet, njeri racional i pasionuar me gjuhën si histori dhe si institut, dhe, shqiptar i urtë që e do popullin e vet ashtu siç ai është”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti nxori katër nga përgjigjet e Rugovës nëpër intervista të ndryshme në fillim të’90-tave, që Kurti duket se i vlerëson. Një nga to është për qasjen që e kishte Rugova ndaj bashkimit me Shqipërinë.

Ndërsa për veprën e Rugovës pas viteve 97, Kurti nuk shfaq simpati në deklaratat e tij, madje deri sot asnjëherë nuk i ka vizituar varrin ish-presidentit.

“Është e vërtetë që nuk kam shkuar te varri i Rugovës. Unë nuk jam për këto simbolikat dhe ceremonitë. Kur kam qenë student kam qenë një ndër organizatorët e protestave të asokohe me të tjerët, jam pajtuar me qëllimet e Rugovës. Por, nuk jam pajtuar me mjetet. Ai ka qenë për një rezistencë paqësore, për bindjen time pasive. Ndërsa unë kam qenë për një rezistencë aktive me protesta e demonstrata”, kishte thënë Kurti.

“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij (Rugovës) që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Këtë dua të e ndaj me ju. Rugova pati thënë atë kohë: Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën”, kishte thënë Kurti.

Kështu i formulon Albin Kurti së fundmi qëndrimet e tij ndaj Rugovës partinë e së cilës tenton ta bëjë partnere në qeverisje. Më parë, Kurti nuk kursente as Rugovën, i cili për Kurtin ishte i dështuar në politikë.

Kurti në deklaratat e tij më parë e kishte quajtur Rugovën person i cili nuk e ka dëshmuar vetën e tij me suksese në politikë. Një intervistë e Kurtit për TV Vali e realizuar pas luftës u shpërnda sot në rrjetet sociale, kur ai e përkujtoi Rugovën.

“Unë nuk mendoj se ajo është lidhje demokratike, unë mendoj se ajo është një parti autoritare e cila e ka në krye një njeri që 12 vjet, z. Rugova, i cili nuk është dëshmuar me suksese në politikë”, thoshte Kurti.

Ndërsa sipas bashkëpunëtorit të presidentit, Adnan Merovcit, Rugova e çmonte Kurtin.

“Mendimi i Rugovës për Kurtin ishte në nivel shumë të lartë, superlativ. Ai (Rugova) ka dhënë deklarata edhe për çështje të demonstratave, i ka përkrahur demonstratat.”, ka thënë Merovci.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit, Kurti kishte mbajtur një fjalim në vendlindjen e presidentin Rugova.

“Historia do të shkruajë për figurat e ekzistencës paqësore, historia do të shkruajë edhe për Ibrahim Rugovën që u lind dhe u rrit afër rreth bjeshkëve të Istogut po që i takoi gjithë popullit”, ka thënë Kurti./GazetaExpress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME