Categories Lajme

Si ra në kurth mashtruesi shqiptar: A i more lekët për ilaçin?

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për 56-vjeçarin Frederik Frrokaj, i cili përmes mashtrimit tregtonte një medikament me pretendimin se kuronte sëmundjen e koronavirusit.

Zbardhet dosja e 56-vjeçarit që u arrestua në korrik të vitit të kaluar, pasi publikoi në Facebook një video me titull “A e dini si shërohet COVID-19?” ku reklamonte një medikament të krijuar prej tij që sipas tij shëronte sëmundjen Covid-19, por në fakt ishte mashtrim.

Për të dokumentar këtë aktivitet kriminal, prokuroria infiltroi dy agjentë të policisë dhe pasi kanë lënë takim me 56-vjeçarin blenë medikamentin kundrejt shumës prej 20 mijë lekësh.

Në një tjetër episod ishte nipi i Frederik Frrokajt, Henri Frrokaj i cili me porosi të xhaxhait të tij, i çon agjentes dy flakonte për shumën e 40 mijë lekëve, por në momentin e dorëzimit arrestohet.

Nipi nuk arriti që t’i merrte lekët. Gjatë kohës që të dy xhaxha e nip kanë qenë të ndaluar në drejtorinë e policisë, nga përgjimi ambiental rezulton se xhaxhai e pyet nipin “A i more lekët?”.

Ndërsa nipi i tij, Henri Frrokaj i përgjigjet se nuk i mori, pasi në momentin që i dorëzoi ilaçin “ndërhyri policia”.Më pas janë realizuar analizat dhe ka rezultuar se ky produkt ishte i rremë me përbërje të të cilit 80% e sasisë është kripa. Tashmë, dosja ndaj tij është dorëzuar në gjykatë me akuzën e mashtrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME