Categories Lajme

Si rrallëherë, Rama jep lajmin që na ‘shpëton’ të gjithëve, nga 1 janari s’do e keni më këtë hall

Kryeministri Edi Rama  ka njoftuar pak minuta më parë se nga data 1 janar e 2020 do të ofrohen 472 shërbime me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit. Ai ka deklaruar se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumente shtetërore, po vetëm dokumente që janë individualë dhe të gjithë dokumentet shtetërore të nevojshme për dosjen do të sigurohen nga vetë administrata.

Sipas Ramës, ky revolucion do të shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim dhe do të eliminojë ryshfetin.

Njoftimi i plotë:  NGA 1 JANARI NIS REVOLUCIONI DIGJITAL NE SHERBIMET PER QYTETARET me 472 shërbime që deri sot kërkohen në radhë nëpër sportele, do të kërkohen me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit.

  • Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumenta shtetëtorë, po vetëm dokumenta që janë individualë dhe të gjithë dokumentat shtetërorë të nevojshëm për dosjen do të sigurohen nga vetë administrata
  • Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.
  • Ky revolucion do të zhdukë të gjitha radhët për këto aplikime; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin
  • Në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen online në https://e-albania.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME