Categories Lajme

Si shkretëtirë vetëm me çadra dhe rërë, si duket Velipoja pas shèmbjes së ndërtesave pa leje (FOTO)

Plazhi i Velipojës duket si një “shkretëtirë” pasi IKMT ndërhyri që të shèmbte ndërtesat pa leje në vijën bregdetare. Në fotografi duket se kanë mbetur vetëm çadrat, rëra dhe njerëzit që po shijojnë bregdetin. Kjo pamje të sjell ndër mend plazhin në vitet e para, kur nuk kishte as ndërtesa as shezlonge. Në një tjetër imazh duken inertet e lëna nga IKMT pasi shèmbi ndërtesat. Pati rezistencë nga ana e pronarëve por pòlicia i largoi me fòrcë për të vazhduar me punën. Para disa ditësh, pati edhe pròtestë, të cilës iu bashkangjit kryetarja e bashkisë Voltana Ademi duke i kërkuar inspektorëve vendimin për shèmbjen.

Ajo foli para gazetarëve duke theksuar se prishja po bëhet pa lejen e saj dhe “nuk mund të përfundojë në bùrg se pòlicia e shtetit është iínkríminuar.” Përveç kryetares së Bashkisë së Shkodrës, ministri Lleshaj ka patur përplasje edhe me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu. Ditën e djeshme dèbatuan për shèmbjen e ndërtimeve pa leje në këtë periudhë ku ka nisur edhe sezoni turistik, pas kalimit të kompetencave për mbrojtjen e mjedisit te Ministria e Brendshme. Ndreu i ka thënë qartë Ministrit të Brendshëm dhe atij të turizmit se ata që mendojnë se mund ti përdorin kryebashkiakët si policë, e kanë gabim. Ndërkohë Lleshaj ka thënë se aksionet që kanë bazë ligjore, nuk mund të kenë nevojë për konsultimin e kryebashkiakëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME