Categories Lifestyle

Si të arrijmë lumturinë në 10 minuta me një ushtrim të thjeshtë

Streset e përditshme mund ta zhdukin lehtë kënaqësinë nga jeta juaj dhe kjo ndodh te gjithsecili prej nesh.

Fusha shkencore e të ashtuquajturës ‘psikologji pozitive’ është tani 20 vjeç dhe ka ofruar teknika të panumërta për të rritur humorin tuaj.

Por si e gjejmë kohën për t’i zbatuar ato në jetën tonë të përditshme? Sandi Mann, një lektor në Universitetin e Lancashirit Qendror, ofron një zgjidhje.

Duke u bazuar në përvojën e saj si psikologe klinike, ajo ka disa sugjerime që mund të ndihmojnë. Siç përshkruan në librin e saj, ‘Ten Minutes to Happiness’ (10 minuta larg lumturisë), programi i saj merr formën e një ‘diete’ të përditshme, që duhet të plotësohet në gjashtë pjesë:

1. Cilat përvoja, sado të zakonshme, ju kanë dhënë kënaqësi?

2. Çfarë vlerësimi dhe reagimi keni marrë?

3. Cilat ishin momentet e fatit të mirë?

4. Cilat ishin arritjet tuaja, sado të vogla?

5. Çfarë ju bëri të ndiheni mirënjohës?

6. Si e shprehni mirësinë tuaj?

Pjesa më e madhe e programit ndërtohet mbi një sasi të madhe të kërkimeve shkencore që tregojnë se të marrësh pak kohë për të rivlerësuar ditën në këto mënyra mund të ndryshojë ngadalë mentalitetin tuaj në mënyrë që të gjeni më shumë lumturi në jetën tuaj.

Kur ndihemi me humorin e ulët, mund të jetë e lehtë të neglizhojmë gjërat që po shkojnë drejt dhe mbajtja e këtij qëndrimi sjell negativitetin në qendër të vëmendjes suaj.

Duhet që t’ju përgjigjeni pyetjeve më lart por ama jo vetëm kaq duhet edhe të lexoni e rilexoni vazhdimisht ato.

Pika e gjashtë mbështetet në hulumtimet e fundit në fuqinë e mirësisë.

Studime të ndryshme kanë gjetur se akte vetëmohuese jo vetëm rrisin mirëqenien e atyre që janë përreth jush, ato vazhdimisht e shtojnë vetë gjendjen tuaj.

Për shembull, duke shpenzuar pak para për të ndihmuar një të huaj, ju bën shumë më të lumtur se sa të përdorni të njëjtat para për të trajtuar veten, një gjetje që është përsëritur në më shumë se 130 vende.

Një rishikim 10-minutësh i ditës tënde nuk mund të bëjë mrekulli, natyrisht por diçka e tillë mund të ndihmojë në përmirësimin e ditës suaj dhe pse jo në cilësinë e jetës suaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME