Categories Lifestyle

Si të bëheni milionerë në 2021-shin, 10 ide për biznes

2020 ka qenë me të vërtetë një vit shumë i vështirë. Megjithatë ka luajtur një rol të rëndësishëm pasi ka krijuar mundësi të tjera. Tashmë me miliona njerëz punojnë nga shtëpitë, koha në banesë i ka “detyruar” njerëzit të marrin ndonjë kafshë shtëpiake etj. Por të gjitha këto janë mundësi për të nisur një biznes për disa persona.

Ekspertët kanë renditur të paktën 10 fusha ku duhet të shikoni me kujdes nëse doni që të nisni një biznes këtë vit. Pavarësisht se janë me qindra mijëra njerëzit që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, janë disa biznese të tjera nga ku njerëzit mund t’ia nisin nga fillimi e madje të bëhen të pasur.

Më poshtë po ju rendisim 10 fushat ku duhet të fokusohen biznesmenët e rinj.

Influencerët në rrjetet sociale

Njerëzit i kanë kthyer rrjetet sociale dhe kanë gjetur inspirim për shumë gjëra. Mundohuni që të gjeni një dritare për të hyrë në jetët e njerëzve.

Ekonomia e ndjenjave

Simpatia, inteligjenca emocionale dhe aftësitë ndërpersonale janë disa kualitete që duhet të ketë një person që i hyn kësaj fushe.

Biçikletat dhe skuterët elektrikë

Çdo gjë po shkon drejt elektrikeve. Konsiderojini që këto pajisje t’i shisni ose t’i jepni me qira.

Trajnimi dhe kujdesi i kafshëve

Gjatë 2020 u rrit numri i kafshëve shtëpiake. Megjithatë shumica e njerëzve nuk ishin të përgatitur për ta mbajtur një kafshë në shtëpi. Kështu që pse mos t’i mësoni ju?

Shëndeti dhe mirëqenia sipas kërkesës

Shumica e njerëzve tashmë duan që të kenë një aplikacion për ushtrimet fizike apo deri tek ushqimet që duhet të hanë. Krijimi i platformave të tilla do t’ju sillte goxha të ardhura.

Zyrat e lëvizshme

Zyra nuk do të jetë më e njëjta. Shumica e pronarëve tashmë do ta kenë të vështirë që të harxhojnë para për hapësirë duke qenë se kjo nuk është përcaktuese për suksesin e një kompanie.

Diversiteti dhe përfshirja

Diversiteti dhe përfshira nuk kanë qenë kurrë më shumë se sot në qendër të globalizimit.

Bizneset e vogla dhe lokale
Është ide shumë e mirë që të nisini një biznes të pavarur në një komunitet të veçantë.

E-learning (mësimi online)

Mësimi online është rritur me 328% gjatë vitit të kaluar. Kështu që nëse dini si të mësoni të tjerët, bëjeni online.

Shërbime pune në distancë

Shërbimet e punës në distancë synojnë që të ndihmojnë njerëzit të bashkëpunojnë më mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME