Categories Lifestyle

Si të mbani peshën e duhur me kalimin e moshës

Problemet me rënien në peshë janë gjithnjë prezente në faza të caktuara të jetës së secilit.

Rënia nga pesha është padyshim një proces sa i komplikuar aq edhe i ngadaltë, por edhe mbajtja e trupit në një peshë konstante mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

Veçanërisht teksa vitet kalojnë dhe metabolizmi nuk i djeg më kaloritë si më parë.

Në këtë artikull trrgohet për disa mënyra të lehta se si të ruani në çdo fazë të jetës tuaj linjat e trupit, që dëshironi.

Ku të filloni Dietologët dhe mjekët sigurisht rekomandojnë të filloni me kujdesin në ushqim.

Kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga çdo gjë që konsumoni përditë, por ta pasuroni dietën tuaj me një sërë ushqimesh të shëndetshme.

Gjithashtu kujdesi fillon me të kuptuarit e mënyrës se si organizmi juaj funksionon.

Pra, nëse jeni persona që dobësoheni shpejt kufizimi në ushqim do të jetë më i pakët.

Një hap tjetër të rëndësishëm që ekspertët këshillojnë është edhe konsumimi i racioneve të vogla nëpër pjatat tuaja.

Ushqimet që duhet t’i konsumoni Fokusohuni në ushqime me sasi të mëdha vitaminash, mineralesh, fibrash apo proteinash.

Nëse doni të konsumoni një fetë buk,ë që përmban rreth 70 kalori, zgjidhni gjithnjë bukë integrale. Kjo pasi përmban katër herë më shumë kalium dhe magnez se buka e bardhë.

Ushqime të tjera të shëndetshme janë perimet jeshile si spinaqi apo lakra, frutat, duke filluar që nga mollët apo qershitë.

Bishtajorët, proteinat dhe yndyrnat e peshkut apo bulmeti janë një tjetër alternativë e mirë. Konsumoni jo më shumë se 1400 kalori në ditë për femrat dhe 2000 kalori për meshkujt në mënyrë që të mbani peshën tuaj ideale.

Nën këtë regjim edhe nëse një muaj keni marrë ndonjë kile të tepërt, duke balancuar dietën tuaj do të arrini t’i humbisni ato. Gjithashtu ushqimet e këshilluara janë lehtë të tretshme dhe shumë të vlefshme për organizmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME