Categories Lifestyle

Si të paran.daloni prishjen e ushqimeve

Periudha e verës është shumë e rrezikshme kur vjen puna tek ushqimet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe selektivë ndaj ushqimeve, si dhe duhen pasur parasysh pasojat që kemi nëse konsumojmë ushqimet e një natë me parë, nëse ata nuk janë ruajtur siç duhet. Gjithashtu nëse nuk jeni në gjendje të konsumoni gjithmonë ushqime të freskëta dhe të sapogatuara, duhet të dini si të ruani ushqimet e mëparshme nga prishja.

Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla, ku rekomandon se si të mbani ushqimet e freskëta dhe t’i ruani ato nga prishja e tyre. Nëse ndiqni disa rregulla, ushqimin e mbrëmjes, mund të mos e hidhni në kosh në mëngjes:

– Termostati duhet të gradohet në një temperaturë më të ulët, krahasuar me dimrin.
– Pastrojeni rregullisht frigoriferin dhe përdorni ujë të nxehtë me pak uthull për të larguar aromën e padëshiruar.
– Ndani në zona të caktuara në frigorifer ushqimet e gatuara nga të freskëtat.
– Nëse udhëtoni, ushqimin mbajeni në enë të izoluara termike dhe përpiquni të arrini sa më shpejt në destinacion.

Perimet me bazë ujore duhen ruajtur në vende të freskëta.
Ushqimet e ngrohta duhen ruajtur në atë temperaturë ose zier dhe më pas lërini të ftohen.
Ringrohini sërish pas disa orësh.
Mos harroni:
Ushqimet janë të sigurta në frigorifer vetëm për aq kohë sa thuhet në etiketë. Nëse keni dyshime mbi një ushqim të ruajtur për një kohë të gjatë, më mirë hidheni atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME