Categories Lajme

Si të raportojmë dëmtimet e shtëpisë nga tërmeti

Bilanci zyrtar i qeverisë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit bën fjalë për rreth 12 mijë njerëz të shpërngulur dhe për mijëra pallate dhe ndërtesa të dëmtuara në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

Në këtë situatë, problem shqetësues paraqitet nevoja për strehim dhe siguria e banesave. Shumë zona nuk janë inspektuar ende, por qytetarët mund të raportojnë banesat e dëmtuara dhe të informohen se ku mund të strehohen në numrat e telefonit:

069 4114 100
069 4114 101
069 4114 040
Qytetarët, të cilët i kanë të siguruara shtëpitë e tyre, duhet të kontaktojnë shoqëritë e sigurimit për të njoftuar dëmet. Duhet pasur kujdes që njoftimi të bëhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit. Për të gjetur kontaktet apo adresat e kompanive të sigurimeve, mund të klikoni këtu.

Qytetarët që kanë blerë shtëpitë me kredi duhet të njoftojnë bankat në mënyrë që të kërkohet asistencë dhe qartësi për procedurat. Zakonisht, prona e vënë si garanci sigurohet me policë sigurimi përpara çdo kredie. Për të gjetur kontaktet, apo adresat e bankave, mund të klikoni këtu.

Prej ditës së martë portali i qeverisë “shqipëriaqëduam.al” ka ndryshuar funksion duke hapur si mundësi raportimin direkt me foto dhe video të qytetarëve për:

shqetësim rreth banesës së dëmtuar
nevojë për strehim
nevojë për ndihmë mjekësore
nevojë për ndihmë ushqimore
nevojë për transport
nevoja të tjera
Qeveria ka deklaruar se do të ndërtojë 10 mijë apartamente, por nuk ka bërë me dije kostot, detajet, apo formën e prokurimit të këtij projekti.

Ndërkohë nga 1 janari do t’u ofrojë qytetarëve “bonus qiraje” ndërsa për zonat rurale strehim të përkohshëm. Për këtë, është e nevojshme që qytetarët të kontaktojnë njësitë administrative ku banojnë dhe të raportojnë dëmet, në mënyrë që të mos mbeten pa u përfshirë në skemën trajtimit me sistemim apo dëmshpërblim.

Për njësitë administrative, disa kontakte janë si më poshtë:

Këshilli i Qarkut Durrës: 052 23 795; Bashkia Durrës: 052 222 310
Këshilli i Qarkut Tiranë: 042 225 141; Bashkia Tiranë: 0800 0888
Bashkia Kavajë: 055 245 555; Bashkia Kurbin: 053 222 270

Për qytetarët që janë të paprekur nga pasojat e tërmeteve dhe kanë dëshirë të ndihmojnë, mund të angazhohen si vullnetarë duke klikuar këtu./Exit.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME