Categories Lajme

Si të veproni kur keni tension të ulët të gjakut?

Nëse në mëngjes pa arsye zgjoheni të pangopur me gjumë, shpesh keni dhimbje koke, keni marramendje, jeni të molisur, keni rrahje të fortë të zemrës, ankth, depresion, rritje të djersitjes, kujtesë të dobët apo apati, me siguri që vuani nga hipotensioni, apo i ashtuquajturi tensioni i ulët i gjakut.Shërimi i simptomave të paraqitura varet nga shkaku. Ekzistojnë “hamendje” në mendimet e mjekëve se a është hipotensioni në përgjithësi sëmundje; disa mendojnë që nuk lë pasoja në shëndetin e njeriut, ndërsa disa të tjerë rekomandojnë shërim dhe kontroll.Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes të moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale. Si ndihmë e parë rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë, me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.

Bëni gjumë të mirëFlini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Hani pak dhe shpesh, ikni karbohidrateve. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë dhe të ndiheni normal.

Jo tepër kafePersonat me tensionin e ulët të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, ngase pa kafeinë nuk mund të zgjohen. Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’ju përkeqësohet.

LëvizniLëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

IlaçetEkzistojnë edhe metoda të ndryshme alternative të shërimit. Për shembull preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është tërësisht me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit. Vepron sistematikisht, pa efekte të padëshirueshme dhe është i sigurt për përdorim madje edhe tek shtatzënat dhe tek ato që e kanë fëmijën në gji. Para përdorimit, megjithatë, konsultohuni me mjekun. Pra të gjitha këto që ua treguam më lartë, ndikojnë që ta rregulloni tensionin tuaj të ulët dhe mos të ketë pasoja në jetën tuaj të përditshme. Pra gjithçka varet nga ajo se si ju silleni me veten tuaj dhe ndaj trupit tuaj, shkruan zëri. Nëse i përdorni këto këshilla, atëherë me siguri se nuk do të keni nevojë që të vizitoni shpesh mjekun tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME