Categories Lifestyle

Si t’i trajtoni djegiet, në kushte shtëpie?

Në kuzhinë, qëndrimi i gjatë në diell, kontakti me sipërfaqe apo lëngje të nxehta mund të shkaktojë djegie të mëdha në lëkurë. Por varësisht nga shkalla e djegies duhet të bëhet edhe vizita mjekësore, por edhe mund ta trajtoni edhe në kushte shtëpie. Janë disa produkte natyrale që gjenden në shtëpinë tuaj e që jo vetëm se përshpejtojnë shërimin por edhe ulin rrezikun e ndonjë infeksioni.

Aloe Vera Aplikoni xhelin e pastër të aloes (direkt nga bima) në lëkurën e djegur dy herë në ditë, kjo do ta lehtësojë dhimbjen dhe do ta shërojë plagën.

Vajrat esenciale Disa vajra esenciale mund të përdoren si trajtime natyrale për lehtësimin e djegies. Vaji esencial i livandës mund të aplikohet në zonën e djegur tri herë në ditë për të ndihmuar zbutjen e lëkurës së dëmtuar dhe për të përshpejtuar shërimin. Vaji i pemës së çajit mund të përdoret gjithashtu për të ndihmuar në uljen e rrezikut të infeksionit. Për lehtësim dhimbjeje, provoni vajin e mentës.

Vitamina E Vitamina E vepron si një antioksidant i fuqishëm për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjes e riparimin e indeve të dëmtuara nga djegia. Përdoreni Vitamina E si xhel dhe aplikojeni direkt në lëkurë.

Megjithatë sigurohuni që të pini shumë ujë për të hidratuar organizmin, pas humbjes së lëngjeve. Hani agrume pasi janë të mbushura me Vitamina C. Vitamina C funksionon si një antioksidant shërues që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe riparimin e indeve të dëmtuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME