Categories Lajme

Përse po largohen shqiptarët?

Pas largimit të të rinjve, mjekëve dhe infermierëve si dhe efektivëve të policisë, mbi 80 % e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit. Kjo është anketa e fundit e INSTAT i cili është publikuar së fundmi.

Nga anketa rezulton se arsyet kryesore të largimit të shqiptarëve janë ato për mundësi punësimi, arsyet familjare për bashkim familjar, si dhe për qëllime studimi.

“Fakti që nga sondazhi 80.4 % ikin për çështje punësimi, kjo tregon që kemi probleme me tregun e punës, me përshtatshmërinë, dinamizimin e tregut të punës, me rritjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, për politika aktive që ta zgjerojë frontin që njerëzit të përthithen brenda nesh, këtu. Edhe pse janë larguar shumë nga Shqipëria, ne sërish kemi nivele të larta të papunësisë“, thotë sociologu Gëzim Tushi.

Sipas sociologëve, ky është një sinjal i frikshëm që kërkon marrjen e masave emergjente në vend.

“Nevoja për të përputhur nivelin arsimtar me tregun e punës, është nevoja kryesore, duhet të përputhet kërkesa me ofertën. Që të iki familja tërësisht do të thotë të shkulësh rrënjët dhe kjo është një sinjal më i frikshëm, por e keqja më e madhe është që po largohet edhe shtresa e mesme e shoqërisë dhe kjo tregon mungesë të cilësisë së jetës në vendin tonë”.

Valët e emigracionit po japin pasoja komplekse në vend duke sjëllë plakje të popullsisë, si dhe po krijojnë vakume për fuqinë punëtore në Shqipëri. Sipas Tushit, nëse ky emigracion do të vazhdojnë, atëherë do të përballemi me probleme të mëdha të karakterit financiar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME