Categories Lajme

Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje

Ministria e Brendshme spanjolle reagon për herë të parë për arrestimin e Lulzim Berishës. “Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet ku mund të fshihej i kërkuari.

Në të njëjtin muaj dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime diskrete në afërsi të urbanizimit, agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej të zhvendoste të kërkuarin dhe me agjentët shfrytëzuan rastin për ta arrestuar atë”, thotë Ministria.

Ministria e Brendshme spanjolle sqaron se Berisha ishte drejtues i një organizate kriminale të cilës i atribuohen dhjetëra vrasje që nga viti 1998. I arratisuri kërkohej për vrasjen e dy personave që u qëlluan në një qytet të Shqipërisë në vitin 2005.

“I arratisuri filloi aktivitetin e tij në organizatën kriminale që drejtonte në fillim të viteve ’90 dhe mori emrin e tij nga një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit shqiptar, Durrësi, si simbol i kontrollit që kjo organizatë kishte arritur dhe falë saj do të ishte pozicionuar si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend.

I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, për larje hesapesh mes klaneve rivale që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Brendshme të Spanjës. Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 16 anëtarë të organizatës së tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për pjesën tjetër të anëtarëve për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim.

Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranvera që u kthye në dimër, veriu e juglindja zbardhen nga dëbora! Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Llogara

Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME