Categories Lajme

Si u ekz.ekutua në sy të fëmijëve 48-vjeçari në Rrëshen

Armando Gjini, që në zonë e njihnin me emrin Tonin, u qëll.ua disa herë me pis.toletë, ndërsa ndodhej brenda në makinë.

Automjeti ishte parkuar anës rrugës, para një marketi ku bashkëshortja e tij ndaloi për të blerë diçka për drekë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit, jo shumë larg Katedrales, në orën 11:30.

Viktima rezulton person i arrestuar nga Polica një vit më parë, pas dyshimeve se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kr.iminal për trafi.kimin e lëndëve nar.kotike, që drejtohet nga i ashtuquajturi “bari shqiptar i dro.gës”, Met Kanani.

Ekz.ekutimi i 48-vjeçarit, Gjoni, duket se është kryer nga vrasës profesionistë, pasi vetëm një gabim i vogël mund ta kishte kthyer këtë ngjarje në përmasa edhe më tra.gjike. Kjo pasi, në momentin që u qël.lua në drejtim të Armando Gjonit, ndërsa ai ndodhej brenda në makinë, bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit, e cila ka zbritur nga automjeti për t’u ndalur në një dyqan. Autorët kanë shfrytëzuar këtë moment dhe janë afruar pranë automjetit duke e që.lluar për ta lënë të vd.ekur në vend.

Policia ngriti pika, si dhe bëri krehje të zonës me qëllim kapjen e autorit, por ende pa rezultat. “Në qytetin e Rrëshenit, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë, pas rreth dy orësh nga vr.asja e 48- vjeçarit, një makinë u gjet e djegur në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e v.rasjes së Armando Gjinit. Forcat e Policisë e kanë dërguar makinën e gjetur për ekspertizë me shpresën e zbulimit të ndonjë të dhëne, por ka shumë pak gjasa, pasi ajo është e shkrumbuar plotësisht.

Nga ana tjetër, hetuesit nuk bëjnë të ditur nëse kanë gjetur ar.më brenda automjetit të djegur. Vik.tima njihej edhe me emrin Tonin Gjini. Tri muaj më parë, atij i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Gjini e diktoi pakon e ek.splozivit pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë me makinë.

Pas njoftimit të Policisë, bom.ba shpë.rtheu menjëherë sapo forcat xheniere e prekën, në tentativë për ta nxjerrë pakon nga makina. Gjini u arrestua në maj të vitit të kaluar, si pjesë e grupit të Meta Kananit, por Gjykata për K.rimet e Rënda e la të lirë katër ditë pas prangosjes, duke bërë që Prokuroria për Krimet e Rënda ta hetonte në gjendje të lirë lidhur me dyshimet për përfshirjen e tij në tr.afikun e dro.gës. PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME