Categories Lajme

Si u rrëzua me sharrën ndezur punonjësi i Bashkisë, pamjet përpara rënies tragjike nga pema

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, ku një punonjës i bashkisë së këtij qyteti ka ndërruar jetë tragjikisht. 46-vjeçari është rrëzuar nga lartësia teksa ishte duke krasitur një pemë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Goricës” dhe punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Berat që humbi jetën është shtetasi Sh.M, 46 vjeç.

Siç shihet dhe nga pamjet , punonjësi i shërbimit të Bashkisë me jelekun e verdhë veshur, kishte arritur ta priste pjesën e kurorës së pemës. Në përfundim të punës shkalla mbi të cilën kishte hipur rrëshket dhe kjo ka bërë që 46-vjeçari të humbasë kontrrollin dhe të rrëzohet fatalisht duke humbur jetën. Gjatë rënies së tij shara elektrike vazhdonte të ishte ndezur.

Pajisja me ripin e sigurimit si dhe mjetet e tjera mbrojtëse munda ta kishin mbrojtur të ndjerin nga humbja e jetës. Është për të ardhur keq që punonjës të institucioneve shtetërore të cilët kryejnë punë të vështira nuk pajisen me mjete mbrojtëse në mënyrë që puna e tyre të jetë më e sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME