Categories Lajme

Si u zbuluan 522 mijë euro në tavanin e autobusit në Durrës

522 mijë euro u zbuluan në tavanin e një autobusi që mbërriti në portin e Durrësit me tragetin e linjës së Barit. Autobusi ishte nisur nga Padova e Italisë dhe do të vinte në Lushnjë. Policia tha se ndaloi pronarin dhe njëkohësisht shofer i autobusit, Elidon Çela.

Në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë që ishin ndihmës të 32-vjeçarit. Para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për paratë. Sipas tij ato mund të jenë futur nga persona të tjerë. Mediat shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit në pronësi Elidon Çelës, bëhet objekt shkeljesh të ligjit.

Edhe më herët kompania e tij është futur nën hetim nga policia për shkak të shumave të parave të gjetura kontrabandë. Kompania është mbajtur nën vëzhgim rreth 1 muaj për shkak të riskut të lartë. Autoritetet kanë pasur të dhëna për futjen e të tilla mallrave kontabandë.

Policia ka mundur të bëjë gjetjen e parave me anë të skanerit. Paratë ishin të prerjeve 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese. Përveç parave janë sekuestruar edhe mallra të tjera të kontrabanduara. U gjetën kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME